Basha: Sjellja e Beogradit rikthim në regjimin e Millosheviçit

Shqipëria

Basha: Sjellja e Beogradit rikthim në regjimin e Millosheviçit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:56
Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Në një dalje nga selia blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha reagoi në lidhje provokimin me trenin serb, ku sipas tij kjo është gjuha që pasoi dhe fletëarresti i Haradinajt.

Basha e quajti sprovë për NATO-n dhe Bashkimin Europian aktin e ndodhur me trenin serb.

Ndërsa kërkoi nga Edi Rama të bëjë detyrën që i takon si kryeministër dhe të mos mjaftohet vetëm me deklarata nga facebooku.

“Sjellja dhe gjuha e Beogradit risjell në vëmendje aktet destabliizuese dhe kërcënuese për paqen në rajon dhe kthim në regjimin e Millosheviçit. incidentit dhe provokimi me trenin dhe fletë-arresti i vjetruar, dhe fillimi i ndërtimit të një muri në Mitrovicë janë pjesë e një plani të mirë përgatitur që shkon përtej propagandës.

“Është e pamjaftueshme që reagimi i Shqipërisë të mjaftohet me deklarata në facebook”, tha Basha.

Sipas tij përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria.

“I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon

Kryeministrit i kërkoj të bëjë më shumë sesa reagimi në facebook.

Të bëjë detyrën që i takon sa kohë që është kryeministër”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat