Lirimi i Haradinajt, Basha: Të detyrohet Serbia të anulojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës

Shqipëria

Lirimi i Haradinajt, Basha: Të detyrohet Serbia të anulojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës

Nga: A.M. Më: 12 janar 2017 Në ora: 16:20
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka mirëpritur vendimin për të liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Basha ka thënë se urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

“Jam i gëzuar që drejtësia franceze ka marrë një vendim që lehtëson padrejtesine ndaj Ramush Haradinajt. Uroj që drejtesia e plote te behet sa me pare dhe Ramushi të lihet sa më shpejt i lirë për t’u kthyer në Kosovë.

Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

Ka vetëm një garanci që kjo padrejtësi ndaj Kosovës të mos përsëritet më: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës.

Kjo është detyra kryesore e qeverisë tonë: trysnia ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera për të ushtruar trysni mbi Serbinë”, ka shkruar Basha në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat