Heqja e mandatit, Selami dhe Tahiri ankimojnë vendimin e KQZ

Shqipëria

Heqja e mandatit, Selami dhe Tahiri ankimojnë vendimin e KQZ

Më: 4 janar 2017 Në ora: 13:39
Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri

Dy ish-deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të cilëve iu është ndërprerë mandati nga KQZ, e kanë ankimuar vendimin në instancat përkatëse.

Ish-deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami është ankimuar sot në Gjykatën Administrative duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për shkelje të dekriminalizmit. Deputeti i Vlorës thotë se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por do të kërkojë të drejtën e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit siç ia garanton ligji.

Ndërkaq, të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-deputeti i PD-së, kaluar në këtë parti nga radhët e PDIU-së, Dashamir Tahiri. Avokati i tij ka bërë me dije përmes një prononcimi për mediat se ankimimi është bërë më datën 30 dhjetor. Ndërsa kreu i bashkisë së Kavajës Elvis Roshi duhet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi për shkarkimin e tij u firmos nga kryeministri Rama.

Më 29 dhjetor KQZ u hoqi mandatin deputetëve Selami, Tahiri, si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, pasi këta të fundit kanë fshehur të dhënat personale në formularin e dekriminalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat