Ministria e Financave nxjerr në shitje pronat e firmave piramidale

Shqipëria

Ministria e Financave nxjerr në shitje pronat e firmave piramidale

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 14:49
Ministria e Financave

Bëhet fjalë për një njësi tregtare në Vlorë, me vlerë fillestare 4.2 milionë lekë, ndërsa e dyta është Ish-Pularia e Fshatit Grize, në Fier me vlerë fillestare 12.2 milionë lekë. Ministria bën me dije se ankandi do të zhvillohet më 10 janar.

Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre. Në nëntor të këtij viti, Ministria e Financave nxori në ankand një apartament banimi në Berat, në pronësi të Shoqërisë ‘Xhaferri”, ashtu si dhe një vile dy katëshe në Tiranë, në Rrugën Aleksandër Moisiu, në pronësi të Edmond dhe Artan Alimuçaj.

Shumat e shitjes në ankand shkojnë në fondin e zyrës së Administrimit të ish Firmave Piramidale, për t’ju ndarë më pas qytetarëve që kanë humbur paratë te këto shoqëri. Ndarja e fundit është bërë në vitin 2014, kur zyra dha përqindjet përkatëse për 6 firma piramidale.

Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë Viti tragjik 1997 me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat