Komisioni për hetimin e CEZ, PD kërkon shkarkimin e Ballës

Shqipëria

Komisioni për hetimin e CEZ, PD kërkon shkarkimin e Ballës

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 11:21
Taulant Balla

Partia Demokratike ka kërkuar në mënyrë zyrtare që Taulant Balla të shkarkohet nga drejtimi i Komisionit hetimor për aferën CEZ.

Është deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani që i ka drejtuar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Në letër thuhet se Balla ka konflikt interesi dhe është i dënuar për shpifje, e për këto arsye duhet të largohet nga drejtimi i Komisionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat