Berisha-Bushatit: O fundërrinë, ministri: Kërkuat të mos hapeshin negociatat

Shqipëria

Berisha-Bushatit: O fundërrinë, ministri: Kërkuat të mos hapeshin negociatat

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 14:29
Mnistri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në debate të ashpra me tone ofenduese me deputetët e mazhorancës. Duke replikuar me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Berisha iu drejtua këtij të fundit me fjalë të tilla si “këlysh blloku” e  “fundërrinë”.

“Këlysh i bllokut, o fundërrinë. Mor fundërrinë që akuzohesh njëherë për gylenist e njëherë për...kështu. Ai është një fundërrinë. Nëse rrugeçër si puna e këtij këtu, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë, kjo është një gjë shumë e rëndë. O budallenj, jam Sali Berisha unë, o çakej. Unë vij për Parlamentin këtu. Mua më dukeni plehra”, ishte fjalori i Berishës.

Ndërkaq, ministri Bushati iu kundërpërgjigj deklaratave të Berishës, duke theksuar se kjo qeveri do t’i hapë negociatat me Bashkimin Europian.

“Jeni e vetmja opozitë që zyrtarisht keni kërkuar të mos hapen negociatat. Keni bërë një gabim të madh zotërinj. E keni të kotë. Duhet të ulemi së bashku dhe të implementojmë ligjin e vetingut”, tha Bushati.  “Do të kisha preferuar që goditjet që i ka poshtë brezit për secilin prej nesh të mos i transferojë në çështje që kanë të bëjnë me shtetin”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat