Dëgjesa me Alida Totën në Komisionin e Medias, ja si u larguan me urdhër Alfred Peza, Fidel Ylli e Fatmir Toçi

Shqipëria

Dëgjesa me Alida Totën në Komisionin e Medias, ja si u larguan me urdhër Alfred Peza, Fidel Ylli e Fatmir Toçi

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 12:34
Komisioni i medias

Gazetari Auloj Kalaja ka publiuar në rrjetin YouTube një video të mbledhje së të mërkuërës të Komisionit të Medias, në momentin kur dy deputetët socialistë Alfred Peza Fatmir Toçi dhe Fidel Ylli kanë marrë urdhër për tu larguar nga nga salla me qëllim bllokimin e seancës dëgjimore me gazetaren Alida Tota.

Pamjet tregojnë deputetin Peza i cili ndërsa komunikon për gjatë gjithë kohës me telefon, fton që të dalin jashtë deputetët socialistë Ylli e Toçi. Në një moment, deputeti Fidel Ylli është afruar edhe pranë koleges së tij Mimoza Hafizi për ti kumtuar diçka dhe më pas ftohet të dalë jashtë nga kryetari i Komisionit Alfred Peza i cili është gjithë kohës në komunikimi të vazhdueshëm me dikë në telefon, komunikim të cilin ai ia ka treguar Fidel Yllit që përpara se ai të futej në sallën e komisionit.

Në një moment, nënkryetari i komisionit Genc Pollo ka nisur mbledhjen ku do të zhvillohej senaca dëgjimore sepse në nisje të saj kuorumi ka qenë i rregullt pasi përveç deputetëve të opozitë dhe Mimoza Hafizit në sallë gjendeshin edhe dy socialistët Fidel Ylli dhe Fatmir Toçi. Ajo që ndodhi më pas është e njohur. Duke përdorur hilenë e kuorumit, kryetari i komisionit Alfred Peza ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës së Republikës për të larguar që aty deputetët dhe gazetarët e pranishëm duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancës dëgjimore.

Video në fjalë tregon gjithë dinamikën e një ditë të turpshme për paralmentarizmin shqiptar i cili nën urdhërat e Edi Ramës çensuroi për të dytën herë fjalën e gazetares Alida Tota, ndëras është vendosur tashmë që mbledhja e rradhës të zhvillohet ditën e hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat