Misioni PAMECA kritika prokurorisë: Hetime jo të thelluara për bandën e Shullazit

Shqipëria

Misioni PAMECA kritika prokurorisë: Hetime jo të thelluara për bandën e Shullazit

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 16:20
Emiljano Shullazi

Institucionet e drejtësisë kanë gabuar në caktimin e masave të sigurisë ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi apo ndaj Emiljano Shullazit. 

Ky është përfundimi i misionit “PAMECA” në Shqipëri, pas vlerësimit të hetimeve kryer ndaj këtyre personave..

Lidhur me hetimet për pajisjen IMSI Catcher, “PAMECA”, në raportin e siguruar nga “BalkanWeb” evidenton faktin se prokurori që po hetonte çështjen i shkroi një letër Ambasadës Italiane në Tiranë, me kërkesë për informacion të mëtejshëm për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher.

“Drejtori i Policisë Italiane iu përgjigj Prokurorit të Përgjithshëm Shqiptar se paisja ishte sjellë në Shqipëri bazuar në marrëveshjen dypalëshe të firmosur mes Ministrive të Brendshme Shqiptare dhe Italiane të vitit 2007. Ajo nuk është në gjendje të bëjë përgjimin e bisedave dhe përdoret vetëm për të identifikuar EMEI e telefonit dhe lokalizimin e thirrjeve telefonike. Pajisja ka qenë, gjatë të gjithë kohës, nën administrimin dhe kujdesin e Oficerëve të Policisë Italiane”, thuhet në raportin e “PAMECA”-s të siguruar nga “BalkanWeb”.

Nisur nga këto fakte, Misioni thekson se “çështja e procedimit dhe kërkesa e ndalimit nga gjykata për Drejtorin e Policisë dhe dy oficerëve të FSO dukeshin të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime”.

Sa iu takon hetimeve për Emiljano Shullazin, “PAMECA” evidenton se ato nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, pa ndonjë referencë kohore dhe vendi të sjelljes së supozuar kriminale. Për shembull, të modaliteteve të kërcënimeve të bëra, dhe pa ndonjë referencë për burimin e provave të mbledhura (përgjime, deklarime dëshmitarësh, etj.) dhe për personelin e angazhuar në hetim.”, thuhet në raportin e Misionit të siguruar nga “BalkanWeb”.

Dosja hetimore, ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, është marrë gjithashtu në vlerësim nga Pameca, ku është dalë në përfundimin se “Vendimi i Gjykatës nuk përfshin ndonjë arsyetim serioz. Në përgjithësi, vërehet një tendencë e sistemit të Gjykatave për të miratuar çdo kërkese të Prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë për çështje sensitive”, thuhet në raport.

Në fund, duke u ndalur të çështja e ekstradimit të Arben Frrokut, Misioni thekson se nga burimet rezulton se autoritetet holandeze nuk janë të interesuara ta mbajnë të dënuarin me burgim të përjetshëm në territorin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat