Vera s’ka mbaruar, dhjetëra pushues nga Kosova plazh në Shëngjin

Shqipëria

Vera s’ka mbaruar, dhjetëra pushues nga Kosova plazh në Shëngjin

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 20:08
Plazhi i Shëngjinit

Dielli vazhdon të shkëlqejë në Shqipëri edhe pse është tetor, madje edhe për të shijuar detin.

Megjithëse data shënon dy tetor, këtë të diele bregdeti i Shëngjinit ishte mbushur me pushues.

Vizitorë të ardhur nga Kosova, dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë zgjedhur Shëngjinin këtë fundjavë për të pushuar nën rrezet e diellit.

Shumë nga vizitorët, kryesisht të ardhur nga Kosova, të favorizuar nga temperaturat e larta janë larë edhe në det.

Pushuesit në këtë periudhe vlerësojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit, duke deklaruar se do vijojnë t’a frekuentojnë plazhin derisa moti t’i favorizojë.

Frekuentimi i plazhit në muajin tetor konsiderohet diçka e rrallë për bregdetin e Shëngjinit, por duket se ditët e ngrohta me diell po japin ndikim pozitiv në këtë drejtim.

Nga ana tjetër drejtuesit vendor në Shëngjin kanë bërë të ditur se do të vijojnë të ofrojnë shërbime deri në largimin e pushuesit më të fundit nga kjo zonë turistikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat