Akuzat për drogën, Ministria e Brendshme: Fletërrufe të turpshme

Shqipëria

Akuzat për drogën, Ministria e Brendshme: Fletërrufe të turpshme

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 09:18
Ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me deklaratën e Enkelejd Alibeajt, se disa shefa të policisë në zona të ndryshme të vendit, merren me trafikun e drogës. Sipas ministrisë, të gjitha këto akuza janë të pavërteta. “Me shume keqardhje vëmë re se këto fletë-rrufe të turpshme nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç përbaltjes së Policisë së Shtetit dhe gjithçka përfshihet në to nuk ka të bëjë me realitetin e fakteve, por vjen nga kazani i thashethemeve të liderit dixhital të Partisë Demokratike”, thuhet në reagim.

Ministria thekson se është e vendosur të vazhdojë luftën kundër trafikimit të drogës në mbarë vendin. Sipas ministrisë, Policia e Shtetit po korr suksese në luftën ndaj krimit dhe drogës. Për Ministrinë e Brendshme, akuzat e PD-së ngjajnë si fletërrufe dhe janë një përpjekje e dështuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat