Basha: Rama do t’i mbyllë gojën mediave, neni 13 s’do të kalojë kurrë

Shqipëria

Basha: Rama do t’i mbyllë gojën mediave, neni 13 s’do të kalojë kurrë

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 20:23
Basha

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po fshihet pas djallëzisë së nenit 13 projektligjit.

Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezisë së nenit 13 të ligjit për aktivitetin e prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, që hap derën e një censure të paprecedente, duke parashikuar dënimin e gazetarëve. Direkt me dorën e tij apo te ndonjë xhafe, Edi Rama ka parashikuar qelinë për ndonjë gazetar që bën shkrim ose mban qëndrim të papërshtatshëm. Sigurisht, kjo masë nuk ka lidhje me reformën në drejtësi”, ka thënë Basha përmes një reagimi për media.

Basha thotë s Rama po mundohet t’ua mbyllë gojën mediave dhe për këtë ka paralajmëruar se partia e tij, do të bëjë bllokim për kalimin e këtij neni.

“Duhet transparencë e menjëhershme për këtë tentativë për të shkelur një prej lirive kryesore e themelore të demokracisë. Unë i siguroj gazetarët dhe përfaqësuesit e medias se ky nen-gijotine do bjerë, por i ftoj ata të hetojnë të vërtetën rreth kësaj përpjekje për censurë me ligj”, ka përfunduar Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat