BE: Basha të mbajë premtimin, është çështje kredibiliteti politik e personal

Shqipëria

BE: Basha të mbajë premtimin, është çështje kredibiliteti politik e personal

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 23:50
Romana Vlahutin

Ka reaguar edhe Bashkimi Europian për ngërçin e krijuar në reformën në drejtësi.

Një kusht i ri i demokratëve ka vënë në lëvizje edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Pas SHBA-së, është delegacioni i BE në Tiranë i kërkon Bashës të mbajë premtimin e dhënë komisionerit Hahn në mesditë.
 
"Ne shpresojmë se dakordësia e Kryetarit Basha dhe PD që iu bë e ditur sot në formë zyrtare të shkruar komisionerit është ende e vlefshme. Kjo është çështje kredibiliteti personal dhe politik", thuhet në deklaratën e BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat