Basha: Shqiptarët nuk hanë më bar, skanojmë çdo denoncim të Berishës

Shqipëria

Basha: Shqiptarët nuk hanë më bar, skanojmë çdo denoncim të Berishës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:07

​Partia Demokratike është e ndarë në dy pjesë përsa i përket denoncimeve që ajo bën, ku nga njëra anë janë deputetët dhe nga ana tjetër ish kreu i PD-së Sali Berisha në profilin e tij me të ashtëquajturin ‘qytetari dixhital’.

Lulzim Basha ka sqaruar këtë paqartësi. “Z Berisha i merr denoncimet nga qytetarët. Por Partia Demokratike i bën një skanim të hollësishëm të arbitraritetit qeveritar. Nuk ka ardhur kush në tre vite që të rrëzojë denoncimet tona”.

Ndër të tjera deklaroi se shqiptarët tashmë duan ndryshimin.

“Shumica e shqiptarëve mendon se Shqipëria do të ishte më mirë pa Edi Ramën kryeministër, shumica e shqiptarëve kërkon shpresë dhe alternative dhe PD e jep këtë shpresë.

Shumica e shqiptarëve nuk hanë më bar veçanërisht pas 2013-ës, duan të bindes se jo thjesht largimi i Edi Ramës por alternativa e PD do të jetë zgjidhje e halleve të tyre. Duhet të jemi aty ku ndihet era e mjerimit”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat