Tom Doshi merret dy orë në pyetje për pasurinë

Shqipëria

Tom Doshi merret dy orë në pyetje për pasurinë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:31

I shoqëruar nga avokati i tij, Tom Doshi është marrë në pyetje për mëse dy orë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ai ka dhënë shpjegime në zyrën e prokurores Anila Leka, e cila po heton pasurinë e deputetit.

Doshi është njohur me akt-ekspertimin që Prokuroria ka kryer mbi të ardhurat dhe pasurinë që deputeti disponon.

Më pas Doshi është pyetur nëse ka deklarime apo sqarime në lidhje me akt-ekspertimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat