Basha uron Kosovën për vizat

Shqipëria

Basha uron Kosovën për vizat

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka përgëzuar Kosovën dhe qytetarët e saj për heqjen e vizave, duke e cilësuar këtë vendim si një të arritur të madhe.

“Në Bruksel në Samitin e PPE-së për Ballkanin Perëndimor sapo u komunikua lajmi i shumëpritur dhe i merituar për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Përgëzime të përzemërta për qytetarët dhe autoritetet e Kosovës për këtë arritje të madhe”, ka shkruar Basha në profilin e vet në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat