Para se të ngjiste shkallët për në avion, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry bëri edhe një fotografi përmbyllëse me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Kerry i ka falenderuar punonjësit e policisë për punën e tyre dhe për organizimin që mundësuan sigurinë e zyrtarit amerikan.
Gjatë qëndrimit të tij 4 orë në Tiranë, nuk pati asnjë incident, edhe pse Sekretari Kerry në dy raste doli jashtë protokollit, duke takuar turmën e njerëzve që ishin mbledhur në rrugë. John Kerry u largua nga Shqipëria rreth orës 14:00.