Deputetët e PD në maternitetin e Korcës/Qirici: Kushte skandaloze, presione ndaj stafit mjekësor për largim nga puna

Shqipëria

Deputetët e PD në maternitetin e Korcës/Qirici: Kushte skandaloze, presione ndaj stafit mjekësor për largim nga puna

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:42

Deputetët demokratë Eleni Qirici dhe Gjergj Papa ishin në maternitetin e Korçës, ku kanë parë nga afër kushtet në të cilat ndodhet ky institucion mjekësor. Deputetët demokratë diskutuan me pacientet shqetësimet për blerjen e ilaçeve madje dhe atyre më bazikë si dhe për kushtet tejet të rënda të dhomave dhe sallës së lindjes.

Deputetja Eleni Qirici tha pas vizitës tha se gjendja në maternitet është e mjerueshme dhe pa shpresë.

“Pikërisht në vendin ku lind jeta, mashtrimet e ministrit, kryeministrit, për shëndetësi falas dhe rilindje të sistemit dalin krejt zbuluar. Mjekët dhe infermierët këtu punojnë në kushte skandaloze dhe përvec kësaj ata janë nën trysninë e vazhdueshme për ti zëvendësuar me emërime militantësh”, tha Qirici.

Në materinitetin e Korcës është ulur ndjeshëm numri i lindjeve nga vitit në vit, për arsye të rënies së besimit tek sistemi i shëndetësisë, cka i detyron qytetarët të gjejnë mundësitë e trajtimit në spitalet greke.

Prej disa ditësh deputetët e PD vijojnë denoncimet nga terreni të gjendjes së mjerueshme të sistemit shëndetësor, ndërsa akuzojnë Ilir Beqaj dhe Edi Rama se e kanë kthyer këtë sektor në biznesin më të madh fitimprurës për veten dhe klientelën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat