Akuzat për korrupsion, ja kush do ta gjykojë Spiro Kserën

Shqipëria

Akuzat për korrupsion, ja kush do ta gjykojë Spiro Kserën

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 15:31

Ish-ministri Spiro Ksera pritet të dalë para gjykatësve më 18 shkurt. Ish-ministri i qeverisë “Berisha” akuzohet për shpërdorim detyre, gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Mësohet se gjyqtaret që do të gjykojnë çështjen e Kserës janë Fatmira Hajdari dhe Edlira Petri. Ndërsa relator i çështjes do të jetë Gramoz Levanaj, raporton BW.

Ksera akuzohet për abuzime me tenderat në një vlerë prej 306 milionë lekësh të vjetra. Akuzat lidhen me organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013, për të cilat Prokuroria ka faktuar të paktën gjashtë raste abuzimesh.

Vetë ish-ministri i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar arrestimin e tij si të motivuar politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat