Qeveria ok ndërtimit të rrugës së lumit të Vlorës, në mars shpallet tenderi

Shqipëria

Qeveria ok ndërtimit të rrugës së lumit të Vlorës, në mars shpallet tenderi

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:41

I hapet rruga projektit për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme marrëveshjen për ndërtimin e rrugës që kalon në 76 fshatra dhe prej së cilës pritet të përfitojnë rreth 50.000 banorë që banojnë në këtë zonë.

Janë 41 milion dollarë që do të shkojnë fillimisht për fazën e parë të projektit: Vlorë – Kuç – Qeparo.

Faza e dytë do të jetë për aksin Peshkëpi – Selenicë, përfshi urën mbi Lumin e Vjosës që lidh Selenicën me aksin kombëtar rrugor Levan – Tepelenë.

Tashmë pritet ratifikimi i marrëveshjes në parlament dhe më pas hapja e tenderit.

Shpallja e tenderit pritet të bëhet brenda muajit mars dhe pritet që fundi i pranverës do të përkojë me fillimin e punimeve.

Vendimi është komentuar edhe nga deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi. Në rrjetin social fb, ai ka falenderuar kryeministrin Rama që nuk u lëkund nga premtimi për realizimin e rikonstruksionit të kësaj rruge.

“Është rasti të falenderojmë Kryeministrin e vendit, i cili në asnjë çast nuk u lëkund nga premtimi për realizimin e rikonstruksionit të kësaj rruge në momentin kur u bë i mundshëm, edhe pse nevojat në gjithë vendin janë të mëdha”.

Postimi i plotë i Toçit në fb

SOT NE MBLEDHJEN E QEVERISE MIRATOHET MARREVESHJA PER RRUGEN E LUMIT TE VLORES

Besoj se është një lajm që do të gëzojë çdo vlonjat, veçanërisht ata të Lumit të Vlorës, por jo vetëm…

Edhe ata që nuk e kuptuan rëndësinë jetike të kësaj rruge e vunë sa mundën “shkopinj në rrota” për ta vonuar fillimin e rikonstruksionit të saj nuk u mbetet gjë tjetër veç të gëzohen ose të ulin kokën…

76 fshatra ku kalon rruga, veçanërisht ato që ngrihen përgjatë Lumit dhe degëzimet e tij, mbi 50.000 banorë që banojnë aktualisht sot në këtë trevë duhet të gëzohen për shumë gjëra, por mbi të gjitha për realizimin e ëndrrës së tyre shekullore dhe se iu kthye besimi për jetën.

Shuma që u miratua (41 milionë dollarë) do të shkojë për fazën e parë të projektit: Vlorë – Kuç – Qeparo.

Faza e dytë do të jetë për aksin Peshkëpi – Selenicë, përfshi urën mbi Lumin e Vjosës që lidh Selenicën me aksin kombëtar rrugor Levan – Tepelenë.

Projektet e mëdha duan kohën e tyre dhe financime të konsiderueshme, të cilat jo gjithmonë mund të gjenden lehtësisht, aq më tepër nga një vend i vogël dhe i varfër me shumë probleme të trashëguara.

Është rasti të falenderojmë Kryeministrin e vendit, i cili në asnjë çast nuk u lëkund nga premtimi për realizimin e rikonstruksionit të kësaj rruge në momentin kur u bë i mundshëm, edhe pse nevojat në gjithë vendin janë të mëdha.

Çfarë pritet nga fillimi i punimeve, pyesin të gjithë, padyshim me padurimin që na karakterizon si vlonjatë, ndërkohë që projekti ka përfunduar dhe është dorëzuar? Ratifikimi në Parlament, koha për hartimin e termave të tenderimit, tenderi për kryerjen e punimeve, shpallja e firmës fituese, fillimi i punimeve…

Shpallja e tenderit pritet të bëhet brenda muajit mars dhe besimplotë shpresojmë se fundi i pranverës do të përkojë me fillimin e punimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat