Ish-ministri Spiro Ksera kërkon lirinë

Shqipëria

Ish-ministri Spiro Ksera kërkon lirinë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:18

Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i cili u arrestua një javë më parë, kërkon ndryshim të masës së sigurisë, duke apeluar kështu vendimin e Gjykatës së Tiranës. Ksera kërkon ndryshim të masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit dhe kërkesa e tij pritet të shqyrtohet këtë javë.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish-ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtarë të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Sipas organit të akuzës, kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.

Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klienti e tij nuk është marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat