Harito: Shërbimet publike online, prioritet i 2016-s

Shqipëria

Harito: Shërbimet publike online, prioritet i 2016-s

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:03

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, tha se shërbimet publike online dhe ato të përqendruara përmes agjencisë ADISA, do të jenë ndër reformat kyçe për vitin 2016.

Deklarata e ministres u bë gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë, ku temë kryesore ishte ndikimi i reformave në shërbimet elektronike. “Për të ngritur një rrjet të mirëfilltë të shërbimeve online është e rëndësishme infrastruktura që i jep publikut, aksesi në to. Shqipëria ende ka prapambetje për sa i takon rrjeteve fikse, ndaj po tentohet të shpejtohet zhvillimi i rrjeteve të lëvizshme”, tha Harito në fjalën e mbajtur.

Në fund të vitit të kaluar, AKEP vendosi mbulimin me internet me brez të gjerë edhe të zonave me dendësi të ulët popullsie. Me kërkesën e AKEP, tre operatorët e telefonisë së lëvizshme që ofrojnë shërbime broadband nënshkruan një marrëveshje për mbulimin e përbashkët të zonave që nuk kanë ende rrjet të lëvizshëm interneti me brez të gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat