Deputeti i PE-së: Shqipëria s’mund të anëtarësohet në BE nëse dështon reforma në drejtësi

Shqipëria

Deputeti i PE-së: Shqipëria s’mund të anëtarësohet në BE nëse dështon reforma në drejtësi

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 09:02

Shqipëria është në një proces të rëndësishëm të bërjes së reformës në drejtësi. Drafti i kësaj reforme është dërguar në Komisionin e Venecias dhe Qeveria e Shqipërisë është në pritje të vlerësimit nga Venecia.

Kjo reformë është njëri prej 5 prioriteteve të vendosura për hapjen e negociatave dhe rëndësinë e saj e ritheksuan edhe këtë të enjte në dy intervista të dhëna për Top Story dy përfaqësuesit më të zëshëm të Parlamentit Europian sa i takon rrugës së integrimit të Shqipërisë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Ky i fundit ka thënë se do të vizitojë Tiranën për të parë punën që është bërë në këtë drejtim. Ai ka thënë se reforma është shumë e rëndësishme për të luftuar korrupsionin dhe ka tërhequr vërejtjen se nëse dështon kjo reformë, Shqipërua nuk do të mund të anëtarësohet në BE.

“Nëse doni të luftoni korrupsionin e krimin e organizuar, nëse doni që në vendin tuaj të ketë një klimë më të mirë për kompanitë, atëherë ju duhet të keni reformën e gjyqësorit. Kjo është pjesa më e rëndësishme dhe unë mendoj se ka një propozim mjaft të mirë. Tashmë duhet të presim për rekomandimet e Komisionit të Venecias, në përfundim të punës së tyre. Më pas, do të ecim hap pas hapi për ta zbatuar atë. Por, së pari duhet të kalojë nga Parlamenti”.
“Nëse dështon, harrojeni anëtarësimin për në Bashkimin Europian gjatë viteve të ardhshme”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat