Renditja/Cilat janë shkollat më të mira në Tiranë

Shqipëria

Renditja/Cilat janë shkollat më të mira në Tiranë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:38

Shkolla më e mirë e mesme në Tiranë është “Sami Frashëri”, e ndjekur nga “Petro Nini Luarasi” dhe “Qemal Stafa”. Kjo rezulton sipas një rankimi të kryer nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë, i publikuar mbi shkollat më të mira dhe më të dobëta në Tiranë duke u dhënë edhe një tregues prindërve se ku duhet t’i regjistrojnë fëmijët e tyre.

Referuar rankimit, shkolla më e dobët është ajo part-time “Kostandin Kristoforidhi” e cila ka një mesatare notash shumë të dobët, 5,9. Ajo është gjithashtu edhe kampione për numrin e madh të mungesave. 76 përqind e nxënësve të saj ngelën në maturën shtetërore të këtij viti.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat