Berisha: Në 2013 Rama takonte banditë. Tahiri të japë shpjegim për skafin

Shqipëria

Berisha: Në 2013 Rama takonte banditë. Tahiri të japë shpjegim për skafin

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:40

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij si të lidhur me krimin. Berisha tha se gjatë fushatës 2013 Rama takonte banditë përpara zhvillimit të fushatës.

Berisha: Gjatë fushatës së 2013 Rama në cdo qytet do zhvillonte prapa kuintave takim me banditë, cila ishte pyejta që ju shtronte. Keni takuar ju ndonjëherë ndonjë kryeminstër? Ata më shanin mua. Qytet më qytet, këto i kishte në kuadër të alenacës së qelbësirave.

Në 2 vjet me shpejtësinë më të rufeshme me medota të vjetra të etërve të tij vendosi në sundim bandat në të gjitha nivelet. Po pse krimi është institucioni suprem i qeverisjes së Ramës. Po marr këtu parlamentin, 80% e këtyre deputetëve nuk e çelin gojën sepse hanxharët e krimit në sallë i kërcënojnë dhe thonë më mirë të mos flasim.

Kjo qeveri është një organizatë e mirfilltë kriminale. A nuk është kriminale që Bashkim Tahiri kapet jo nga ne, por nga ju, që vjedh recetat dhe ilacet e pacientëve. Dhe del ministri tjeter, i biri i Bashkim Tahirit dhe i rremben si bandit shoferit te tij patenten ne rruge dhe i kthehet patenta pasi nje zonje qe quhet Shpresa Balla, une nuk e njoh, qe detyrohet te fshije cdo gjurme qe i behet Bashkim Tahirit. A nuk është lidhje kriminale kur ministri i Rendit blen skafin, dhe do të japë llogari këtu për skafin, unë do ti nxjerr me dokumenta. Pra bletë skafin dhe ja len trafikantëve.

A nuk është sundimi i krimit kjo kur Shullazi hyn në drejtorinë e Tiranës dhe nxjerr të ndalurin e tij, i fut dhe një qyt policit dhe pritet nga kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat