Festa e pavarësisë, Amerika uron e para Shqipërinë, John Kerry: Rol jetik në promovimin e paqes në rajon

Shqipëria

Festa e pavarësisë, Amerika uron e para Shqipërinë, John Kerry: Rol jetik në promovimin e paqes në rajon

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 00:52

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka përcjellë një mesazh urimi të gjithë shqiptarëve, me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Në urimin e tij, Kerry është shprehur se miqësia mes dy vendeve është e bazuar në vlerat e përbashkëta. Ndërsa, ka çmuar më tej kontributin e Shqipërisë për sigurinë.
"Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara uroj popullin shqiptar për 103-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, më 28 nëntor! Që kur presidenti Woodrow Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë në 1919, në Konferencën e Paqes së Parisit, vendet tona kanë punuar së bashku për të krijuar një miqësi të qëndrueshme, e cila është e bazuar në vlera dhe respekt të përbashkët. Shqipëria ka një rol jetik në promovimin e paqes në rajon. SHBA çmojnë kontributin e Shqipërisë për sigurinë", thuhet në mesazhin e Sekretarit Amerikan, John Kerry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat