Apeli i Ministrit, 3000 denoncime për 2015, Klosi: Djem dhe burra STOP dhunës karshi gruas

Shqipëria

Apeli i Ministrit, 3000 denoncime për 2015, Klosi: Djem dhe burra STOP dhunës karshi gruas

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:44

Mbi 3000 raste dhune ndaj grave janë denoncuar gjatë 9 muajve të këtij viti, shifër kjo më e ulët krahasuar me një vit më parë.

“Rastet e denoncuara në gjykatë dhe që kalojnë për dënim për vepra penale këtë vit kanë goxha ndryshim nga viti i kaluar. Numri i denoncimeve deri në fund të 9 mujorit është 3140 e ca raste”.
Minsitria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë raportoi se ka pasur mjaft raste kur urdhërat e mbrojtjes të lëshuara nga gjykata janë shkelur dhe për këtë arsye kërkoi masa më të ashpra ndaj dhunuesve.

“Duhet që të gjitha institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre. Kam parasysh këtu jo vetëm policinë e shtetit, jo vetëm Ministrinë e Mirëqënies Sociale që është autoriteti kryesor, por njëkohësisht gjykata, përmbarimin, të gjitha hallkat që marrin pjesë në gjithë këtë betejë që i kemi shpallur dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave”.

Deklaratat u bënë gjatë aktititetit të çeljes së fushatës 16-ditore kundër dhunës ndaj grave, ku Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, u bëri thirrje djemve e burrave që të bëhen pjesë e parandalimit të dhunës.

Klosi: Burrat dhe djemtë e këtij vendi të jenë të gjithë sëbashku për ti dhënë stop dhunë karshi gruas, për ti dhënë stop një prej dhunave më të shëmtuara që mund të ekzistojnë.
E pranishme në aktivitet ishte edhe Drejtoresha e UNDP në Shqipëri, Jasim Ouruc, e cila kërkoi bashkëpunin e të gjitha institucioneve për të mposhtur dhunën ndaj grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat