Meta takim me homologen italiane: Të hiqet taksa e mjeteve të transporteve për biznesin

Shqipëria

Meta takim me homologen italiane: Të hiqet taksa e mjeteve të transporteve për biznesin

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:39

Kryeparlamentari Ilir Meta po zhvillon një vizitëj 3-ditore në Itali, ku është pritur nga homologia e tij Laura Boldrini.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeparlamentari Meta ka kërkuar miratimin e ligjit për heqien e taksave të mjeteve të transportit për biznesin.

“Të forcojmë dhe konkretizojmë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona, po ashtu të forcojmë bashkëpunimin ekonomik dhe të rritet prezenca e biznesit italian në sektorët energjitikë”, është shprehur Ilir Meta.

Nga ana e saj Boldrini tha se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Meta kërkoi shtimin e fondeve për gjuhën shqipe për arbëreshët, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Itali është i integruar dhe kontribuues për të dy vendet.

Kryeparlamentarja Boldrini pranoi ftesen e Metes për të vizituar Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat