Nishani në Samitin e Jashtëzakonshëm të Zagrebit, diskutohet për luftën ndaj terrorizmit dhe krizën e emigracionit

Shqipëria

Nishani në Samitin e Jashtëzakonshëm të Zagrebit, diskutohet për luftën ndaj terrorizmit dhe krizën e emigracionit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 11:37

Me iniciativë të Presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, më 25 nëntor 2015, është thirrur për t’u mbajtur në Zagreb, Samiti i Jashtëzakonshëm i Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit, në fokus të të cilit do të jenë çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, të krizës së migracionit nga vendet në konflikt, si dhe të rivitalizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me synim forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në këtë Samit të jashtëzakonshëm do të marrin pjesë si të ftuar të veçantë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, si dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Ëalter Steinmeier.

Presidenti Bujar Nishani do të kryesojë delegacionin shqiptar në këtë Samit dhe do të paraqesë këndvështrimin shqiptar për çështjet e mësipërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat