Peleshi ne Fier: Përmbytjet jo vetëm nga reshjet, por edhe nga keqmenaxhimi i territorit

Shqipëria

Peleshi ne Fier: Përmbytjet jo vetëm nga reshjet, por edhe nga keqmenaxhimi i territorit

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:37

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka inspektuar situatën në lumin Gjanica, ku ka vizituar zonat e përmbytura gjatë fundjavës në Fier. Sipas Peleshit, kjo situatë nuk është vetëm pasojë e reshjeve të dendura, por edhe një keqmenaxhim i pushtetit të kaluar dhe drejtorive përkatëse, që nuk janë marrë seriozisht me territorin. Ndërkohë, Peleshi u ka premtuar banorëve të përmbytur se ka një projekt për rehabilitimin e lumit Gjanica, duke u shprehur se pas verifikimit të tij do të vendoset afati për nisjen e punës. Më tej, Peleshi ka shtuar se është bërë lista për prishjen e disa ndërtimeve pa leje, si dhe lista e shpronësimeve. Për sa u përket dëmshpërblimeve, zv/kryeministri ka thënë se do të bëhen nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat