Çelja e Akademisë së Sigurisë, Tahiri: Kthejmë policinë në nivelin e kërkuar

Shqipëria

Çelja e Akademisë së Sigurisë, Tahiri: Kthejmë policinë në nivelin e kërkuar

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 21:35

Ministri i Brendshëm ishte sot në Akademinë e Sigurisë, e cila pas 10 vitesh ka hapur dyert për përgatitjen e oficerëve të policisë. Gjatë fjalës së tij, Tahiri tha se Prapambetja e Policisë së Shtetit ka një arsye, ka qenë një mungesë e arsimimit të përshtatshëm për punonjësit e Policisë. “Ashtu siç është e ditur që kemi punonjësit e policisë me nivelin arsimor më të ulët në rajon dhe në të gjithë vendet e BE-së.

Ne morëm angazhim që do të rikthejmë Akademinë e Policisë, pra arsimimin e lartë për punonjësit e Policisë, për nivelin e parë hetues dhe sot nisim klasën e parë të Fakultetit të Policisë. Duke përdorur burimet njerëzore më të mira policore për mësimdhënien ashtu siç duke përdorur kapacitetet më të mira të partnerëve tanë, nëpërmjet binjakëzimit të Akademisë me institucionet analoge të vendeve të BE-së, për ta bërë mësimdhënien dhe mësim-nxënien në Akademi, një prioritet që do të sjellë realisht produkte kundër informalitetit , paligjshmërisë dhe kundër krimit.

Ky është kursi i parë i Akademisë së Lartë të Policisë së Shtetit, duke hedhur themelet ose bazat, për ta rikthyer Policinë e Shtetit në nivelin e kërkuar dhe pritshmërinë e kërkuar nga qytetarët dhe publiku në tërësi.

Nga njëra anë kemi kursin bazë që ndihmon për futjen e të rinjve në Policinë e Shtetit, nga ana tjetër kemi institucionin e lartë që nga sot hedh themelet për të pasur një nivel të konsoliduar të oficerëve të Policisë së Shtetit.

Ju e dini shumë mirë se pritshmëria e publikut lidhur me Policinë është e lartë, për sa kohë kërkohet korrektesë, mirësjellje, kërkohet hetim i shpejtë i ngjarjeve kriminale, kërkohen produkte dhe rezultate konkrete të qëndrueshme në luftën kundër krimit.

Ashtu siç dihet që punët e mira nuk bëhen brenda ditës, do të thotë që ne hedhim hapa konkretë për edukimin e kualifikuar të punonjësve të Policisë, për të pasur rezultate sa më shpejt”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat