Përmbytet Biblioteka “Shevqet Musaraj” (Foto)

Shqipëria

Përmbytet Biblioteka “Shevqet Musaraj” (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 17:47

Përmbytjet në qytetin e Vlorës nuk kanë kursyer as ambientet e Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj”. Drejtor i Bibliotekës, Çlirim Hoxha e konsideron këtë situatë si të pazakontë, duke e ilustruar me fotografi situatën konkrete. Librat e dëmtuar nga uji duken qartazi. “Shirat e orëve të fundit kanë krijuar një situatë të pazakontë në qytetin e Vlorës.

Ujërat kanë vërshuar nga të gjitha drejtimet duke mos kursyer asgjë. Rrugët, shtëpitë dhe institucionet janë në pushtetin e ujit. Biblioteka Publike ‘Shevqet Musaraj’ është mbytur në katin e parë të saj. Kam disa orë brenda dhe po përjetoi me dhimbje këtë përmbytje, e cila kur ujërat të tërhiqen do na tregoi dëmet që mund të jenë shkaktuar.

Sipas informacionit që kam kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ndodhet në terren së bashku me të gjithë specialistët e shërbimeve, duke mundësuar hapjen e të gjitha kapakëve të pusetave”, shkruan ai në profilin e tij në “Facebook”. Duke shtuar më tej se, situata paraqitet shumë e rëndë dhe siç duket shirat do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, duke e rënduar gjendjen. “Lus Zotin që dëmet në katin e parë të Bibliotekës të jenë minimale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat