Mandati i Mark Frrokut në dorë të Kushtetueses, mungon prej 7 muajsh në Kuvend

Shqipëria

Mandati i Mark Frrokut në dorë të Kushtetueses, mungon prej 7 muajsh në Kuvend

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 14:50

Gjykata Kushtetuese ka kompetencën dhe tagrin ligjor për tu shprehur në lidhje me mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili prej 7 muajsh nuk merr pjesë në seancat parlamentare, ndërkohë që Kushtetuta parashikon se kur deputeti mungon pa arsye 6 muaj rresht në Kuvend, humbet mandatin.

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj sqaron teknikisht se në këto raste e vetmja që ka fuqinë e interpretimit është kushtetuesja.

“Sa kohë nuk ka vullnet individual dhe ushtrim të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nuk parashikojnë ndërprerjen e mandatit për qënien e deputetit në proces hetimi, pra i padënuar me vendim të formës së prerë. Çdo lloj impenjimi tjetër qoftë edhe i mbrojtjes ligjore të zotit Frrokut, qoftë dhe atij indiviualisht për të ndërprerë mandatin ose për të konstatuar ndërprerjen e mandatit për shkak të urdhërimeve ligjore të kushtetutës dhe të kodit zgjedhor janë të pa ligjshme. Ndërprerja e mandatit nuk ndodh. Ky është një kazus së cilës nuk i ka dhënë zgjidhje gjykata kushtetuese. A ka zgjidhje, nëse ka zgjidhje është gjykata kushtetuese e cila interpreton raste të tilla siç është dispozita referuese neni 71 dhe më pas i kushtetutës dhe nenit repsektiv në kodin zgjedhor”, sqaron Hazizaj.

Mark Frroku është arrestuar më datë 2 prill të këtij viti, për herë të dytë pas akuzave të ngritura në adresë të tij për një vrasje në Belgjikë. Kjo ka qenë data e fundit kur Frroku ka marrë pjesë në një seancë plenare duke munguar për 7 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat