Marko Bello ironizon Ramën dhe Bashën: Po i paraqesin humbjet si fitore

Shqipëria

Marko Bello ironizon Ramën dhe Bashën: Po i paraqesin humbjet si fitore

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 14:41

Ish-deputeti socialist Marko Bello ironizon qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri Edi Rama në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi, e fituar nga serbët me rezultatin 0-2. Bello thekson se tashmë në Shqipëri humbjet shpallen si fitore.
“Është bërë tashmë traditë që cdo vit, në muajin qershor serbët përkujtojnë betejën e Fushë-Kosovës të vitit 1389, kur forcat otomane fituan ndaj koalicionit ballkanas, të udhëhequr nga cari serb Llazari.

Të ushqyer vazhdimisht me mite, serbët janë ndoshta populli i vetëm që humbjet i festojnë sikur të ishin fitore, madje përpiqen t’i shndërrojnë ato në një lloj frymëzimi të patriotizmit dhe krenarisë së tyre kombëtare.

Mirëpo duket se serbët nuk janë të vetmit që u gëzohen humbjeve. Tash se fundi edhe Shqipëri paska të tillë që humbjen po rreken të na e paraqesin si fitore. Kjo tentativë për të gjetur me cdo kusht lavdi edhe në disfatë është më shumë se mit…”, shkruan ish deputeteti socialist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat