Ahmetaj i përgjigjet Brahos për “bishtin ndër shalë”: Lajthitje nga pleqëria

Shqipëria

Ahmetaj i përgjigjet Brahos për “bishtin ndër shalë”: Lajthitje nga pleqëria

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:40

Pas deklaratës që kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare bëri një ditë më parë ndaj Piro Ahmetajt duke thënë se iku nga pozicioni që mbante (këshilltar i Presidentit dhe gjeneral) me “bisht në shalë”, ka reaguar edhe gjenerali duke e quajtur të “lajthitur nga pleqëria”.

Në një deklaratë për “Panorama”, Piro Ahmetaj sqaron se kreu “dorëheqje nga detyra dhe kërkesa për dalje para kohe në rezerve” si rezultat i Integritetit dhe standardeve perëndimore të zyrtarit dhe ushtarakut të lartë (gjeneral), pasi në bindjen e tij ky funksion dhe gradë, “nuk mundet të ushtrohet me integritet të cunguar nga një akuzë e rendë bërë nga Kryetari dhe një anëtar i KS”.

Më herët, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, njëkohësisht edhe deputet i LSI-së, u shpreh në mbledhjen e këtij komisioni se: “Nuk kemi ardhur të dënojmë Piro Ahmetajn. Ai iku me bisht në shalë atje ku qe”.

Ndërsa deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, ka thënë se çlirimi i Nishanit për të deklaruar në media se po përgjohet erdhi pas largimit të gjeneralit të tij, Piro Ahmetaj.

Deklarata e plotë e Piro Ahmetaj:

Më i vendosur në përpalljen me oligarkët

Në vijim, të dinamikes së qëndrimeve publike për sa statusin “agjitacion e propagandë në f.b»– për respektin Tuaj (mëshirë për lukuninë e diarresë gojore!!) si dhe për të qetësuar shtetarët, që u keq-devijuan në “ndëshkimi i institucionit të fjalës”, dhe jo me faktet dhe rreziqet që kërcënojnë përditë stabilitetin e shoqërisë, më duhet të ri-qartësoj sa vijon:

Së pari, nuk kam ikur « me bisht në shalë», siç dërdëllis një apo disa të lajthitur nga pleqëria, nga paranoja e krimeve në kohën e komunizmit, lidhjet me oligarkët e sofistikuar dhe mediokriteti për tu mëshiruar. Kështu, Kryetari KSK dhe deputeti çuko do të përballen në gjykatë me ligjin, për “shpifje dhe denigrim” dhe në vijim vetëm shoku Braho do përballet me “shpërdorim të detyrës”, pasi i këshilluar nga një kolegu&miku im, konfirmoj se nuk do bëj padi për një ish-ofCer, megjithëse i keq-përdorur dhe mediokër më keq se mbiemri në italisht (kërriç)!

Së dyti, Nuk kam ikur “me bishte në shalë”, por ri-konfirmoj se thelbi i kërkesës për “dorëheqje nga detyra dhe kërkesa për dalje para kohe në rezerve” është Integriteti dhe standardet perëndimore të Zyrtarit dhe ushtarakut të lartë (gjeneral), pasi në bindjen time ky funksion&gradë nuk mundet të ushtrohet me integritet të cunguar nga një akuzë e rendë bërë nga Kryetari dhe një anëtar i KS.

Së treti, nuk kam ikur “me bishte në shalë”, por kam artikuluar publikisht, që përbërja “vajmedet e KS”, mbetet më i diskredituari dhe më i frikshmi në historinë e parlamentarizmit të RSH, në NATO, dhe jo vetëm përjashto Bjellorusi, dhe Korenë e Veriut, dhe kohen e bllokmenëve të rrëgjimit mostër.

Së katërti, nuk “kam ikur me bisht ne shale”, – por kam konfirmuar përgjegjshmërish, se: “përmbyllja e përkohshme e një marrëdhënie burokratike, me ndihmon për të qenë një zë me “arsye të fortë”, dhe premtoj publikisht se do vijoj të kontribuoj edhe me më shume përkushtim dhe profesionalizëm për modernizimin e sistemit të sigurisë jo në dobi të oligarkëve të sofistikuar, por në shërbim të qytetarëve, prosperitetit të shoqërisë dhe interesave strategjike mbarëkombëtare”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat