Dalin emrat e ministrave që do të ndryshojë qeveria Rama-Meta

Shqipëria

Dalin emrat e ministrave që do të ndryshojë qeveria Rama-Meta

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:26

Pas deklaratës së Ilir Metës se qeveria ka nevojë për impulse të reja, gazetari i News 24 Artan Hoxha, ka përcjellë disa zëra që qarkullojnë se cilët janë emrat konkretë që do të lëvizin apo do të marrin postin e ministrit.

“Une vet s’jam kane, k’shtu m’kane thane….”, – shkruante Artan Hoxha në Facebook.

Sipas tij ka fjalë se:

Klajda Gjosha, largohet nga Ministria e Integrimit dhe do të marrë postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës

– Dael Dervishi, drejtor aktual i AKBN, do të emërohet Ministër i Transporteve

– Edmond Haxhinasto, largohet nga Ministria e Transporteve dhe emërohet Ministër i Integrimit

– Vangjel Tavo do të zëvendësojë Ilir Beqjan si Ministër i Shëndetësisë

– Nasip Naço, largohet nga Ministër i Drejtësise,

në vend të tij pritet të emërohet Saimir Tahiri.

-Saimir Tahiri iken nga minister i brendshem dhe zevendesohet

nga Taulant Balla….

Meta tha sot pasdite se “qeverisja ka nevoje per impuls te ri”…., ndërkohë që Rama në mesdite tha se “kundershtaret tane kerkojne ndryshime ne qeveri”.

E vërteta pritet të mësohet shumë shpejt, ndoshta Brenda dy ditësh, sipas zërave që qarkullojnë në mjedise gazetareske dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat