Kushërira: Aurora Oskian punonte në “call centre”, nuk kishte lidhje me drogën

Shqipëria

Kushërira: Aurora Oskian punonte në “call centre”, nuk kishte lidhje me drogën

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 08:19

Ekzekutimi mafioz i 1 tetorit, ku mbetën të vdekur dy persona dhe një i tretë u plagos, ka tronditur gjithë kryeqytetin, por më tepër dhimbja ka prekur të afërmit dhe miqtë e Aurora Oskian, të cilin lajim e vdekjes së saj e kanë marr vesh nga mediat.

“Lajmin e vdekjes së saj e kam marr vesh nga titrat e televizorit. Për fatin tonë të keq, mbiemri ynë është i veçantë për shkak të origjinës armene dhe nuk ka asnjë mundësi ngatërrese”, u shpreh kushërira e të ndjerës Aurora.

Më tej, ajo rrëfen se me Aurorën jetonte në një shtëpi dhe i hedh poshtë të gjitha hamëndësimet se ajo është e përfshirë në trafik droge.

“Jeta e Aurorës ishte si e çdo vajze në Tiranë, punë-shtëpi dhe ndonjë kafe me shoqet. Personat me të cilët ishte shoqëruar ajo unë është hera e parë që i dëgjoj dhe nuk di të them se çfarë marrëdhënie ka pasur me ta. Njoh vetëm E.Gj., të cilën e di që e ka shoqe, pasi kanë punuar bashkë në call centre”, rrëfen më tej ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat