Duma: Shqipëria si Gomorra, ca ikin refugjatë, ca martohen me helikopterë!

Shqipëria

Duma: Shqipëria si Gomorra, ca ikin refugjatë, ca martohen me helikopterë!

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:45

​Dasma e Sinan Hoxhës dhe bashkëshortes së tij Andrrës, ka marrë edhe vëmendjen e koordinatores së PD’­së Grida Duma, në lidhje me shpenzimet marramëndëse që u bënë.

Në një shkrim të botuar sot prej saj në gazetën “Panorama”, Duma e cilëson Shipërinë me Sodoman dhe Gomorran, duke shtuar se sot nuset shqiptare po martohen me helikopterë ndërsa refugjatët po largohen me autobusë.

Duke folur sipas saj për gjendjen e mjerueshme që po kalon vendi, Grida Duma ndalet edhe tek azilkërkuesit dhe Kryeministri Edi Rama.

“Europa po pëson një dyndje që e çon në gjendje emergjence dhe mbarë opinioni po gjykon atë, Europën.

Si gjithmonë në histori, peshën e gjykimit duhet ta mbajë pikërisht kush i ndërton standardet.

Po gjykohet Europa!

Grida Duma shpërthen kundër gruas së Sinanit: Ç’janë këto nuse me helikopterë!

Ndërsa Siria, ashtu si Shqipëria, shquhet për tolerancën fetare – më të ndërlikuar, më të vështirë, më të lashtë se e kujtdo populli tjetër; kishat dhe xhamitë e saj ngrihen pranë e pranë, ndajnë të njëjtin ajër me tempujt e mahnitshëm të lashtësisë, sot përballet me shkatërrimin total.

Përballë kësaj katastrofe, ajo që lexojmë sot për Shqipërinë dhe Kosovën është e denjë për një reportazh tragjikomik për Sodomën dhe Gomorrën: nuse që shkojnë nëpër dasma me helikopterë, refugjatë që udhëtojnë me autobusë.

Bashki shqiptare që dënojnë me ashpërsi jezuite urinuesit e jashtëligjshëm.

Qytetarë që s’pranojnë të vënë kafe në gojë pa marrë në dorëzim kuponin tatimor, ndërsa bukën e blejnë me listë. Të inkriminuar që votojnë njëzëri në Parlament pro reformës në Drejtësi.

Ndërsa në Vjenë, Kryeministri i Shqipërisë shpall se mirëqenia e Ballkanit s’do t’i kushtonte Europës as zero pikë zero diçka”. shkruan Duma

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat