A po përgatit Rama arrestimin e Ilir Metës? 3 akuzat për korrupsion ndaj Metës në 15 vitet e fundit!…

Shqipëria

A po përgatit Rama arrestimin e Ilir Metës? 3 akuzat për korrupsion ndaj Metës në 15 vitet e fundit!…

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 20:10

Kryetari i Kuvendit është me shumë gjasë një hap larg arrestimit të tij, dhe sërish akuzat që rëndojnë mbi të kanë vetëm një emërues të përbashkët, korrupsionin. Përballjet e vështira të Ilir Metës me drejtësinë nuk janë të fundit. Problemet e Metës me fenomenin e korrupsionit datojnë që në vitin 2000 kur asokohe ai ishte Zëvendëskryeministër i Qeverisë “Majko”.

Akuza e I-rë

Afera e cila bëri shumë bujë dhe u publikua nga gazeta Koha Jonë, kishte të bënte me blerjen fictive të disa vagonave të trenit dhe abuzimi llogaritej mbi 2.5 milionë dollarë, ndërsa realisht ato rezultuan të ishin dhuratë e qeverisë austriake. Sipas një denoncimi të bërë publik, organi i akuzës çeli atëherë dosjen në ngarkim ndaj Ilir Metës. Por kjo dosje pati një odise të çuditëshme. Fillimisht grupi i prokurorëve siguroi provat se Meta, në cilësinë e Zëvëndëskryertarit të Këshillit të Minsitrave, kishte mashtruar në organizimin e një tenderi për të sjellë disa vagona treni nga Austria. Ky tender, sipas shtypit të kohës ishte fallco “ka bërë që në xhepat e Ilir Metës të përfundojë një shumë e madhe dollarësh”. Mirëpo ndërsa Meta deklaronte e firmoste për një tender sipas të cilit qeveria bleu vagonat, një faks I autoriteteve austriake hidhte dritë, dhe shpjegonte se vagonat, në fakt, ishin dhuratë e shtetit austriak! Cështja u arkivua.

Akuza e 2-të

Në ditët e para të Janarit 2011, në emisionin FIKS FARE në Top Channel u transmetua një videopërgjim i një bisede mes Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifit dhe Ilir Metës që asokohe mbante postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Meta shfaqej në pamje duke i dhënë porosi të natyrës korruptive vartësit të tij për tendera që kishin të bënin me energjinë. Ngjarja ishte një skandal shumë i madh dhe Ilir Meta u detyruar të jepte dorëheqjen nga postet e tij ndërsa prokuroria ngriti akuza ndaj Metës për korrupsion. Pikërisht për atë çka u shfaq në videopërgjim, opozita e drejtuar asokohe nga Edi Rama, organizoi protestën e dhunshme të 21 Janarit ku si pasojë e përballjes së turmës me oficerët e Gardës së Republikës që mbronin Kryeministrinë, mbetën të vrarë 4 protestues. Pas këtyre ngjarjeve në më shumë se 1 vit e gjithë çështja degjeneroi në një hetim nëse video e shfaqur para syve të shqiptarëve ishte apo jo e manipuluar. Për këtë u kërkua edhe ekspertiva e FBI-së e cila tha se video ishte origjinale ndërsa pala mbrojtëse e hodhi poshtë këtë ekspertizë dhe kërkoi rivlerësimin e pamjeve nga 3 ekspert shqiptarë Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri. Dhe rezultoi se 3 ekspertët shqiptare ishin më të kualifikuar sesa ai amerikan. Video u hodh poshtë si e pavërtetë për arsye tërësisht banale nga “ekspertët” shqiptarë. Edhe për Gjykatën e Lartë, ekspertiza shqiptare ishte më e vlefshme se ajo amerikane dhe në këtë pikë s’kishte më dyshim. Video nuk ishte orgjinale dhe në këtë pikë nuk kishte çështje, si pasojë Ilir Meta ishte i pafajshëm.

Akuza e 3-të

Po sot? Ilir Meta shfaqet sërish në investigimin e një agjensie rajonale të afirmuar BIRN dhe hijet e dyshimit janë akoma më të mëdha. Mundësia që ai, Kryetari i Kuvendit të shkojë me pranga në duar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është shumë e lartë. Ilir Meta është akuzuar nga vetë avokatët e shtetit shqiptarë si person i cili ka përfituar miliona euro nga transaksionet financiare mes CEZ dhe KESH përmes kompanisë së mbledhjes së borxhit DIA që zotërohet nga Kastriot Ismailaj, person shumë i afërt me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë. Burimet thonë se kjo është një prej dosjeve kryesore që përflitet se Edi Rama ka dërguar në mbarë kancelaritë e Europës, kundër aleatit të tij në qeverisje dhe gjasat duken se Meta si asnjëherë tjetër është vetëm një hap larg arrestimit, që tashmë mbetet vetem në vullnetin e Kryeministrit-aleat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat