Brace-Bashës: Torollak, taksa e qarkullimit nuk ëhstë 240 lekë, por 270 lekë pa tvsh

Shqipëria

Brace-Bashës: Torollak, taksa e qarkullimit nuk ëhstë 240 lekë, por 270 lekë pa tvsh

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:59

Deputeti socialist Erjon Brace ka reaguar përmes njëkomenti në Facebook mbi deklarimet e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me cmimin e naftës në vend. E ndërsa Basha thekson se taksa “Rama” rrit cmimin me 240 lekë për litër, Brace i përgjigjet me fyerje duke e cilësuar të paditur dhe torollak.

“Lulëzon padija. Ky është kryetari i opozitës, alternativa për të drejtuar vendin, Lulzim Basha.
“Ja të dhënat zyrtare që fsheh Rama. Shqiptarët me të ardhura më të ulëtat në rajon e paguajnë më shtrenjtë karburantin se cdokush. Shkaku është Taksa Rama: 240 lekë për litër bashkë me tvsh".
Këtë ka postuar sapo!!
Ky është njeriu më i paditur në këtë vend (nga sera e tij gjithnjë) Shikoni c'thotë? Taksa Rama 240 lekë për litër bashkë me TVSH!!
Torollak;
Çmimi i naftës sot në treg është 172-174 lekë për litër! si ka mundesi që taksa të jetë 240 lekë, pra më shumë se cmimi? Korrigjohu se ke drejtuar dhe vendin, "leku" ka gjuhën e tij, jo tënden.
Megjithate, po flas me gjuhën tënde; Taksa e qarkullimit nuk është 240 lekë (me TVSH) por 270 lekë pa TVSH, zyrtarisht 27 lekë!!
A e kupton sa e thellë është padija jote? Dhe kesaj here as Panorama online e as Balkanëeb nuk po ndërhyjnë të të korrigjojnë, të të tregojne gafën as marrin guximin ta bejne më.
Si mund të bëj opozitë ky LULZIM me kete padije ekstreme? Nderkohe, për naften meqë do të dish;
Cmimi më i larte sot është 174 lekë/liter. Vlera doganore pa taksat sot 50.72 leke/litër. Vlera e taksave (perfshire TVSH) 90.54 leke/litër. Diferenca pothuaj 33 lekë/ litër ose më e madhe se "taksa e qarkullimit"”, shkruan Brace në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat