Basha në asamblenë e PPE, diskutohet kërkesa e PD për anëtarësim

Shqipëria

Basha në asamblenë e PPE, diskutohet kërkesa e PD për anëtarësim

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 14:35

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të jetë sot pjesë e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE), ku do të diskutohet kërkesa e Partisë Demokratike për t’u bërë anëtare me të drejta të plota.

Vetë kreu i selisë blu bëri të ditur se do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të PPE, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, të cilët sipas tij i kanë dhënë “mbështetje të madhe për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që kjo qeveri po u bën standardeve demokratike”.

Basha tha se në qendër të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e 21 qershorit, të cilat PD-ja i cilëson si jo të lira dhe akuzon për këtë dyshen Rama-Meta. Sipas Bashës, të tjera çështje që pritet të diskutohen janë “kokëfortësia e qeverisë për të mos e zbatuar marrëveshjen e heqjes së kriminelëve nga Parlamenti, kandidimi i kriminelëve dhe kriza ekonomike që po detyron mijëra shqiptarë të largohen çdo muaj nga vendi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat