Voltana Ademi emëron Administratorët e parë, e nis nga zonat që rrezikohen nga përmbytjet

Shqipëria

Voltana Ademi emëron Administratorët e parë, e nis nga zonat që rrezikohen nga përmbytjet

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 17:20

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e ka nisur caktimin e administratorëve të bashkisë së re nga zonat të cilët janë përmbytur gjatë viteve të fundit, ndërsa ka kërkuar prej tyre të adresojnë të gjitha shqetësimet apo pretendimet e banorëve.

Ademi ka caktuar ekonomistin Gjovalin Gjadri si administrator të Dajçit, ndërsa në Anën e Malit u rikthye ish-kryekomunari në vitet 2007-2011,Arben Ceni.

“Ajo çfarë do duhet të kryejë administrator lidhen me mirëorganizimin, monitorimin e territorit, me marrjen e prioriteteve dhe në komunikimin me të gjithë banorët dhe do dua që në mënyrë të vazhdueshme të siguroj përmes komunikimit formal zyrtar atë çfarë ju pretendoni”, tha Ademi gjatë prezantimeve të kryera.

Për administratorin e Anës së Malit, prioritet janë masat anti-përmbytje. Në ditët e ardhshme Ademi do të prezantojë administratorët e Rrethinave, Postribës, Gurit të Zi, Velipojës, Berdicës, Shalës dhe Shoshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat