Humbin jetën dy minatorë pas aksidentit në galerinë e kromit

Shqipëria

Humbin jetën dy minatorë pas aksidentit në galerinë e kromit

Nga: Gjergj Koja Më: 30 gusht 2015 Në ora: 16:45

(E plotësuar) Dy minatorë kanë humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në galerinë e kromit në minierën e Selishtës në Peshkopi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një masiv me gurë u shemb papritur duke i marrë jetën dy punëtorëve.

25-vjeçari Miftar Losha, i cili ishte edhe drejtori teknik i galerisë fillimisht u plagos rëndë dhe u nis për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Të njëjtin fat do të kishte edhe punëtori tjetër Albert Losha 20 vjeç, i cili fillimisht mbeti i bllokuar në galeri, por pasi u nxor prej andej u dërgua me urgjencë për në Spitalin e Traumës, ku do të ndërronte jetë gjatë rrugës.

Aksidenti në minierë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një avarie.

Shembje në minierë, dy të plagosur rëndë në Peshkopi

Një aksident i ndodhur në galerinë e kromit në minierën e Selishtës në Peshkopi ka lënë të plagosur dy persona. Mësohet se të plagosur janë Miftar Losha, 25 vjeç, drejtor teknik i minierës, dhe Albert Losha, minator.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e shembjes së një masivi gurësh, çka ka sjellë plagosjen e 25-vjeçarit Losha dhe bllokimin në galeri për rreth një orë të minatorit.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat