Veliaj: Tirana, qyteti që nuk fle kurrë. Bashkëpunim model me qytetarët. Shoqëria Civile kritika Kryebashkiakut

Shqipëria

Veliaj: Tirana, qyteti që nuk fle kurrë. Bashkëpunim model me qytetarët. Shoqëria Civile kritika Kryebashkiakut

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:59

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka postuar në rrjetet sociale disa foto mbi punët që kryhen Bashkia e Tiranës përgjatë orëve të natës përsa i takon infrastrukturës. “Qyteti që nuk fle kurrë” është dicitura që shoqëron fotot që tregojnë punonjësit e bashkisë teksa asfaltojnë disa nga rrugët kryesore në Tiranë.

“Vijon aksioni i Bashkisë Tiranë për asfaltimin e rrugëve kryesore. Bashkëpunim model nga qytetarët ‪#‎TiranaNePune‬‬”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Por duket se Kryebashkiaku krahas mbështetjes që merr në rrjetet sociale, është vendosur në qendër të kritikave nga pjesëtarë të shoqërisë civile në lidhje me publikimin e fotove të 3 qytetarëve, të cilët u gjobitën sepse kryhen nevojat personale poshtë urës së Lanës. Kritikat në drejtim të Kreut të Bashkisë kanë të bëjnë jo me gjobat e vendosura, por me publikimin e fotove, madje pjesëtarë të shoqërisë civile i kërkojnë Avokatit të Popullit të hetojë mbi këtë veprim të Bashkisë së Tiranës.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat