Shkreli: Histori që nxjerr në pah tensione të ndrydhura që s’kanë lidhje me kishën

Shqipëria

Shkreli: Histori që nxjerr në pah tensione të ndrydhura që s’kanë lidhje me kishën

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 23:43

Këshilltari i kryeministrit për territorin, Artan Shkreli e ka cilësuar prishjen e Kishës së Shën Thanasit si një histori që nxjerr në pah tensione të ndrydhyra ekzistuese që nuk kanë lidhje me kishën. Në studion e lajmeve të Ora News, Shkreli tha se do të bëhet rehabilitimi i një zonë krejtësisht të degraduar.
Artan Shkreli: Është një histori e cila nuk bën gjë tjetër veçse nxjerr në pah një tension të ndrydhur ekzistues që nuk ka të bëjë me kishën, por ka të bëjë me relacionet mes komuniteteve të ndryshme që ndodhen në zonën e Himarës. Raporti i tyre me kishën, raporti i kishës me shtetin, raporti i shteti me politikën, raporti i pushtetit qëndror me atë vendor dhe raporti mes partive politike. Shpesh herë ashtu sic ndodh në botë, mjafton një subjekt i vogël social apo fizik sic është rasti i kishës për të nxjerrë në pah disa situata dhe tensione të ndrydhura të cilat gjejnë valvula shfryrje për të rikrijaur një ekuilibër tjetër. Në rastin konkret kjo lloj shfryrje e opinionit publik, opinionit politike, opinionit të hsitorianëve tregon se do rivendoet një ekuilipër i ri gjërash, pas kësaj shfryrje e cila vjen për fat të mirë në kaudër të rehabilitim të një zonë krejtësisht të degraduar sikurse ishte zona ku ka qenë kisha, e cila me një mënyrë provinciale u kërkua të rindërtohej pas shkatërrimit që iu bë në vitet 90 kishës origjinale.
Në lidhje me akuzat e PD, Shkreli tha se nuk ka asnjë stisje nga qeveria. Sipas tij gjithçka ka nisur nga INUV i Himarës për rehabilitimin e disa zonavë, mes të cilave është edhe zona e Kishës së Shën Thanasit.
Artan Shkreli: Qeveria nuk ka asnjë sitisje, cëshjta ka filluar nga INUV i Himarës, bashkia e himarës ka në plan rehabilitimin e shumë zonave ku një vend zë edhe qyteza e Dhërmiut.Në kuadrin e qytezës së dhërmiut më sensibël sidomos për zonat e dnërtuara pa leje janë zonat të cilat kanë karakter arkitekturor dhe historik, Kisha e ka këtë karakter arkitekturor, objekti ka qenë mpnument culture, ka qenë e studiuar shumë.
Duke qetësuar Komunitetitn Ortodoks, Shkreli tha se kjo kishë do të rindërtohet në trjatën që ka qenë më parë duke vazhduar të kryejë funksionin e saj.
Artan Shkreli: Komuniteti Ortodoks duhet të jetë i lumtur që qeveria do ta ndërtojë kishën në trajtën që ishte më parë, në bazë të fotografive dhe kisha do vazhdojë të kryejë funksionet që kryen dhe sot. Ai vend nuk do jetë vetëm vend kulti i krishterë, por edhe një vend kulti i arsimit shqip. Komuniteti do të vazhdojë të bëjë meshat aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat