Basha: Qeveria merr paratë e qytetarëve

Shqipëria

Basha: Qeveria merr paratë e qytetarëve

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se opozita ka muaj që flet për mosmbledhje të ardhurash dhe qeveria hesht.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha flet për aktin normavit të buxhetit të vitit 2015. Ai akuzon se paratë që mungojnë nga mbledhja e të ardhurave nga doganat dhe tatimet në gjashtë muajt e fundit kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.

“Më në fund dje e pranuan edhe pse duke e fshehur shifrën reale të evazionit, e cila është shumë më e madhe se kjo e deklaruara. Fshihen me gjithfarë justifikimesh por e vërteta është se paratë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritareve. Fusin paratë e qytetarëve në xhep dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës”, shkruan Basha në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat