Lefter Koka mbush 51 vjeç, ja surpriza që i bëri stafi (Foto)

Shqipëria

Lefter Koka mbush 51 vjeç, ja surpriza që i bëri stafi (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:42

Ministri i Mjedisit mori sot një surprizë të këndshme nga stafi i tij, me rastin e ditëlindjes. Lefter Koka ka mbushur 51 vjeç sot, dhe stafi i kishte përgatitur një tortë në formën e një globi ngjyrë blu, me gjelbërim.

Në tortë ishte lënë edhe një dedikim për “shefin më të mirë në botë”. Fotoja e postuar në Facebook nga ministri, tregon tortën e vendosur në zyrën e tij, dhe ministrin duke qeshur për suprizën.

"Një ditë ndryshe në zyrën time", shkruan ministri Koka teksa poston foton e tortës me qirinjtë ende të pafikur.

Lefter Koka lindi në qytetin e Durrësit më 4 gusht 1964. Ai është i martuar me znj. Brunilda Koka, me të cilën ka edhe tre fëmijë, Arbin, Rinën dhe Anën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat