"Cosa Nostra", trafik droge në Shqipëri dhe Serbi

Shqipëria

"Cosa Nostra", trafik droge në Shqipëri dhe Serbi

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:15

11 persona ranë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se kanë lidhje me krimin e organizuar në Australi dhe janë bashkëpunëtorë të kreut të organizatës mafioze "Cosa Nostra".

Arrestimet janë kryer në sajë të një superaksioni të policisë së shtetit fqinj, i cili ka pasur në shënjestër goditjen e klaneve të mafies. Gjatë opearacioneve "Golem" dhe "Eden", policia ka kryer operacione në krahinat e Siçilisë.

Kreu i "Cosa Nostra", Messina Denaro është shpallur në kërkim para 20 vitesh. Autoritetet italiane dyshojnë se klani i tij kryen trafiqe droge në Ballkan, duke përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi dhe në Australi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat