Bozdo: Veliaj gënjen për financat monumenti është në varësi të MK

Shqipëria

Bozdo: Veliaj gënjen për financat monumenti është në varësi të MK

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:14

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar ndaj deklaratave të Kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj duke i cilësuar deklaratat e sotme të tij nga Monumenti i Pavarësisë si gënjeshtra të qëllimta për të disinformuar opinionin publik.
Sipas Bozdos Monument i Pavarësisë është në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe kurrë nuk ka qënë në inventarin e Bashkisë Tiranë, ndërsa ruajtja e tij është përgjegjësi e ministrit të Brendshëm.

“Veliaj gënjen me dashje për të disinformuar opinionin për çështje për të cilat janë përgjegjës kolegët e tij të qeverisë, ministrat Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri.Monument i Pavarësisë është në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe kurrë nuk ka qënë në inventarin e Bashkisë Tiranë. Mirëmbajtja e tij i takon Ministrisë së Kulturës, ndërsa ruajtja e tij, vetëm 50 metra larg zyrës së Tahirit, është përgjegjësi direkte e ministrit të Brendshëm.”- thuhet në deklaratën e Bozdos.
Ndërsa në lidhje me gjendjen financiare Bozdo shprehet se Bashkia është lënë në një situatë të favorshme.

“Sa për çështjen e gjendjes financiare, ky pretendim shënon gjithashtu gënjeshtrën e radhës: Bashkia ka paguar rrogat e muajit Korrik dhe në arkën e saj janë afërsisht 550 milionë lekë të reja (rreth 190 mln lekë nga DP Tatim Taksave(qendrore), rreth 300 milionë lekë nga UKT si agjent i fiskal i BT, dhe rreth 50 milionë lekë në gjendje kesh. Pra afërsisht 5 milionë USD kesh, që mbulojnë edhe 3 muaj pagat e plota të BT, dhe që përbëjnë rreth 10% të buxhetit të saj. As që mund të mendohet një situatë më e favorshme financiare!”- thuhet në deklaratë ku shtohet se "Rama e la Bashkine e Tiranës me 80 milionë USD borxhe".
"Veliaj gënjen me dashje për të disinformuar opinionin për çështje për të cilat janë përgjegjës kolegët e tij të qeverisë, ministrat Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri.
Monument i Pavarësisë është në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe kurrë nuk ka qënë në inventarin e Bashkisë Tiranë. Mirëmbajtja e tij i takon Ministrisë së Kulturës, ndërsa ruajtja e tij, vetëm 50 metra larg zyrës së Tahirit, është përgjegjësi direkte e ministrit të Brendshëm.

Monumenti është grabitur dhe më pas nuk është mirëmbajtur, dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Kumbaro dhe Tahiri.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës nuk ka aspak lidhje me 700 ton bronx që sipas Veliajt i mungokan Kryeqytetit. Bashkia nuk ka lidhje aspak me bronxin, nuk e ka në inventarin e saj. Është absolutisht një trillim i ulët i Veliajt!

Sa për çështjen e gjendjes financiare, ky pretendim shënon gjithashtu gënjeshtrën e radhës: Bashkia ka paguar rrogat e muajit Korrik dhe në arkën e saj janë afërsisht 550 milionë lekë të reja (rreth 190 mln lekë nga DP Tatim Taksave(qendrore), rreth 300 milionë lekë nga UKT si agjent i fiskal i BT, dhe rreth 50 milionë lekë në gjendje kesh. Pra afërsisht 5 milionë USD kesh, që mbulojnë edhe 3 muaj pagat e plota të BT, dhe që përbëjnë rreth 10% të buxhetit të saj. As që mund të mendohet një situatë më e favorshme financiare!

Veliaj duhet ta dije mirë se Rama e la Bashkine e Tiranës me 80 milionë USD borxhe, dhe as edhe me një kacidhe lek, për të paguar qofte edhe një ditë rrogë të një punonjësi të vetëm!

Këto pretendime qesharake dhe të turpshme jane pjesë e teatrit të Veliajt për të nxirë të shkuarën për përfitim politik. Nuk është hera e parë që Veliaj sajon dhe mashtron kaq ulët.

Por ka ardhur koha të lërë mënjeanë këto vese të ulta, dhe ti shtrohet punës për të mbajtur premtimet e bëra. Dhe të jetë i sigurtë se do të jemi gjithmonë përballë tij për t`ia kujtuar të gjitha!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat