Ibrahim Basha u vra nga 300 metra largësi

Shqipëria

Ibrahim Basha u vra nga 300 metra largësi

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 13:15

Plumbi që shkaktoi vdekjen e efektivit të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha paraditen 24 qershorit është kryer nga 300 metra largësi.

Në këtë konkluzion ka arritur grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas ekspertimit hetimor që bëri në Lazarat.

Një muaj pas vrasjes së efektivit të RENEA-s grupi hetimor u rikthye në Lazarat për të bërë eksperimentimin se nga ka ardhur qitja.

Më 24 qershor 2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policisë RENEA, Ibrahim Basha si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë,

Dy vëllezërit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko janë të akuzuarit kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, por këta të fundit e mohojnë. Sipas tyre në drejtim të RENEA-s është qëlluar me breshëri nga më shumë se 11 persona.

Vëllezërit akuzohen për “vrasje të punonjësit të policisë”, “plagosjen e dy efektivëve të RENEA-s”, “trafik armesh dhe municionesh ne bashkepunim”, si dhe “drejtimi i nje grupi te strukturuar kriminal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat