Llalla shkarkon prokurorin Artian Bejo në Fier

Shqipëria

Llalla shkarkon prokurorin Artian Bejo në Fier

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 11:35

Prokurori i rrethit Fier Artian Bejo, ditën e sotme është shkarkuar nga detyra pasi akuzohet për zvarritje të hetimeve për rreth dy vjet. Shkarkimin nga detyra e ka firmosur prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme janë 15 dosje për të cilat janë zvarritur hetimet. Mësohet se kërkesa për shkarkimin e Bejos është bërë me propozim të Këshillit të Prokurorëve, i cili ka marrë edhe mbështetjen e Llallës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat